Tre të lënduar pasi makina e tyre bie në lumë

Tre persona janë lënduar pasi është rrokullsur makina me të cilën udhëtonin, e të cilën e drejtonte një 26 vjeçar nga Shkupit.

Marketing

Siç informojnë nga policia, aksidenti ka ndodhur në udhëkryqin e rrugës rajonale Kumanovë-Sveti Nikole ku makina ka dale nga rruga dhe është rrokullisur në Knezhevska Reka.

“Lëndime të rënda trupore kanë marrë bashkëudhëtarët P. J (25) nga Shkupi, A. M (21) nga Kumanova dhe H. I (20) nga Shkupi. Me makinë të ndihmës së shpejtë ata janë dërguar në spitalin e Shtipit, pas çka P. J është transportuar në spitalin e përgjithshëm “8 Shtatori” në Shkup, ndërsa të tjerët janë mbajtur për shërim të mëtutjeshëm”, pohojnë nga MPB.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë bërë nga Stacioni policor i Sveti Nikoles.

Marketing