Ballina Lajme Kosovë Tre të plagosur në Pejë

Tre të plagosur në Pejë

Tre persona janë plagosur në rrethana ende të pasqaruara mirë në Pejë.

Marketing

Zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi, ka thënë për KosovaPress se rasti ka ndodhur në rrugën “Bekim Berisha”.

“Rreth orës 21:25 në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Tre persona janë lënduar nga arma e zjarrit dhe janë dërguar në Emergjencën e Spitalit në Pejë për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore për hetimin e rastit.

Exit mobile version