Tre të vdekur dhe 92 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 997 testime të realizuara për të dyshuar të prekur me virusin korona, 92 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Marketing

Shkup-17, Kumanovë-6, Shtip-6, Prilep-2, Tetovë-7, Strugë-3, Veles-2, Manastir-3, Ohër-2, Kavadarc-1, Gostivar-5, Gjevgjeli-3, Strumicë-2, Kriva Pllankë-1, Koçan-3, Makedonski Brod-2, Pehçevë-3, Berovë-1, Dellçevë-13, Sveti Nikollë-4, Kërçovë-5 dhe Negotinë-1.

Instituti i Shëndetit Publike në 24 orët e fundit ka regjistruar 86 pacientë të shëruar.

Shkup-24, Kumanovë-31, Shtip-8, Tetovë-3, Gostivar-8, Probishtip-1, Berovë-6, Vinicë-2 dhe Dellçevë-3.

Betejën me virusin korona e kanë humbur 3 pacientë. Një pacient nga Gostivari, një nga Dibra dhe një paciente nga Resnja.