Tre të vdekur është bilanci i një aksidenti fatal që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Gjilan-Prishtinë. Sipas informacioneve të policisë mbrëmë rreth orës 23:00 kanë pranuar informatën se në rrugën Gjilan-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale, pasi që vetura me të cilën po udhëtonin viktimat ka përfunduar në Liqenin e Badovcit.
Vdekjen e të rinjve e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti tragjik.