Tre udhëtarë nga Italia dhe Spanja testohen për koronavirus, rezultatet negative

Ministria e Shëndetësisë informoi se në Klinikën për sëmundje infective dhe gjendje febrile për koronavirus janë testuar tre udhëtarë rezultatet e të cilëve janë negative. Bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë së Veriut, prej të cilëve dy klanë udhëtuar nga Italia dhe një nga Spanja.

Marketing

Ministria njofton se ata janë testuar pas deklaratës së sotme të ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe në Kumanovë, ku tha se nuk ka pacientë të rinj të cilët për momentin po testohen për koronavirus.

Filipçe dhe kryeministri Spasovski sot e vizituan vedkalimin kufitar më të frekuentuar Tabanoc, në të cilin vijnë udhëtarë nga rajoni i Italisë Veriore.

Ministri atje deklaroi se pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe shërbimi doganor shkëlqyeshëm po ballafaqohen me situatën dhe plotësisht po respektohet algoritmi I konfirmuar për kontroll të udhëtarëve.

Marketing