Ballina Lajme Kosovë Tregon dëshmitari, ja sa paguhej një pjesëtar i grupit nga Milan Radojiçiq

Tregon dëshmitari, ja sa paguhej një pjesëtar i grupit nga Milan Radojiçiq

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një viti pas sulmit në Banjskë për 45 persona, në krye me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq.

Marketing

Pas sulmit ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, grupi i Radojiçiqit u strehua në hotelin e Banjskës.

Babai (dëshmitar i Prokurorisë)i 27-vjeçarit të akuzuar, Vladan Ilić, pranon një telefonatë nga djali i tij ku i thotë se ka nevojë të largohet nga hoteli i Banjskës.

Më vonë, babai kupton se djali i tij ka ecur në këmbë për 4 orë e gjysmë dhe ka dalë në Serbi.

Grupi kishte bartur të plagosur që janë trajtuar në Novi Pazar dhe Beograd, një prej tyre kishte vdekur aty.

Babai i Vladanit e kishte ditur se djali i tij është pjesë e organizatës “Mbrojtja Civile” dhe se paguhej 400 euro në muaj. /Betimi për Drejtësi

Marketing
Exit mobile version