Treni i mallrave del nga shinat, bllokohet udhëtimi mes Firences dhe Bolonjës

Qarkullimi hekurudhor është ndërprerë mes qyteteve të Firences dhe Bolonjës për shkak të daljes nga shinat të disa vagonëve të një treni mallrash, shumë pranë stacionit Firenze Castello.
Lajmi bëhet e ditur përmes një komunikate për media nga rrjeti hekurudhor italian RFI, duke saktësuar se aksidenti ka shkaktuar dëme, por jo të lënduar.

Marketing

“Trafiku hekurudhor është ndërprerë ndërmjet Firences dhe Bolonjës si në linjën e shpejtësisë së lartë ashtu edhe në atë historike, për shkak të daljes nga shinat e disa vagonëve të një treni mallrash në stacionin Firenze Castello. RFI, së bashku me kompanitë e transportit, po riorganizon shërbimet dhe informon udhëtarët në stacione”, shkruhet në njoftim.

Kështu që, trafiku hekurudhor në linjën veri-jug do të pezullohet për disa orë, me anulime totale dhe punime të pjesshme, derisa të rikthehet efiçenca e infrastrukturës në të cilën po punojnë teknikët.