Partitë politike që u dënuan gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, për thyerjen e ligjit anti-covid në rajonin e Prishtinës, ende nuk kanë paguar gjobat e tyre.
Drejtoria e Inspeksionit të Prishtinës kishte gjobitur të gjitha partitë politike shqiptare me nga 2 mijë euro për secilin, por disa nga subjektet politike ende nuk kanë paguar dënimet e shqiptuara.
Adonis Tahiri, drejtor i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës ka thënë se janë tri parti politike që nuk kanë paguar asnjë dënime, përderisa tre të tjera tashmë kanë paguar shumën nga 2 mijë euro.
“Lëvizja Vetëvendosje ka paguar shtatë dënime, Partia Demokratike ka paguar po ashtu tre dënime, përderisa edhe Aleanca Kosova e Re e ka paguar një dhe të vetmin dënim”, ka thënë Tahiri.
E, partitë që nuk kanë marrë mundin të paguajnë dënimet e shqiptuara janë Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismasocialdemorkate e cila në zgjedhjet e fundit nuk arriti ta kaloi pragun zgjedhor.
“Lidhja Demokratike e Kosovës ka pesë gjoba që nuk ka paguar asnjë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tre që po ashtu nuk ka i ka paguar dhe NISMA një gjobë që e ka ende ka të papaguar”, ka thënë Tahiri.
Subjektet politike u gjobitën bazuar në Ligji anticovid i miratuar në Kuvendin e Kosovës, saktësisht në bazë të nenit 25.1 të ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.
Por çfarë ndodh në rast se partitë politike nuk paguajnë gjobat e shqiptuar?“Në rast mospagese këto shkojnë në procedurë te përmbaruesi dhe iu bëhet më shtrenjtë secilit subjekt”, ka thënë Tahiri.