Zëvendësministri shtesë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot e prezantoi ekipin e tij të këshilltarëve të cilët, siç tha, së bashku me të do t’i sjellin ndryshimet në sektorin bujqësor.
Këshilli i fermerëve, theksoi ai, është përbërë nga gjashtë anëtarë mes të cilëve fermerë dhe fermerë liderë nga tërë republika, ndërsa Këshilli i profesorëve ekspertë do të përbëhet nga gjashtë anëtarë profesorë, ekspertë dhe njerëz të dëshmuar në sferat e tyre.
Këshillin e fermerëve e përbëjnë Zlatko Stojçev vreshtar-kopshtar nga Rosomani, Dragi Pamukov kopshtar nga fshati Kuklish i Strumicës, Dragolub Gavrilov kultivues i orizit nga fshati Çeshinovo, Zoran Ilievski pemëtar nga Resnja, Mitko Jankov fermer nga fshati Oraovec nga Velesi dhe Nikollçe ilievski prodhues i duhanit nga fshati Dobrushevo nga Mogilla.
Këshillin e profesorëve ekspertë e përbëjnë profesorët Dragi Dimitrievski nga Fakulteti i bujqësisë, Zlatko Trajanov nga Fakulteti i pyjeve, Mile Jakimovski, Tërpe Ristovski nga Fakulteti i veterinarisë, si dhe Vlladimir Xhabirski dhe Tosho Arsov nga Fakulteti i bujqësisë.