Tritol në një restorant në Radhimë

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozive ka tronditur banorët e Radhimës në Vlorës në orët e para të mëngjesit.

Marketing

Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi është shkaktuar nga një sasi tritoli që ishte vendosur në një lokal në zonën turistike, i njohur me emrin “Odeon 2”.

Nga shpërthimi nuk raportohen persona të lënduar, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për gjetjen e autorëve të dyshuar.

Mësohet se lokali ku ndodhi shpërthimi ishte marrë me qira së fundmi nga disa persona nga Elbasani./A2