Tronditëse! Adoleshenti vret 42-vjeçaren dhe i fsheh trupin në një shtëpi të braktisur

Një tjetër krim i rëndë ka tronditur Italinë. Një 42-vjeçare e cila ishte denoncuar e zhdukur para dy javësh është gjetur e vdekur.

Marketing

Mediat italiane raportojnë se autori i vrasjes së Maria Campai është një adoleshent 17-vjeçar me të cilin ishin njohur në internet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Viadana. Ka qenë motra e Marias e cila kishte denoncuar dy javë më parë zhdukjen e saj.

Pas ekspertizës rezultoi se 17-vjeçari e kishte goditur Marian disa herë në kokë duke i shkaktuar dëmtime të rëndë dhe më pas e kishte mbytur.

Po ashtu theksohet se pas krimit adoleshenti e ka tërhequr zvarrë trupin e gruas dhe e ka hedhur në një shtëpi të braktisur ku e kishte fshehur në një vend që ishte shumë i vështirë për tu parë.

Pas arrestimit motra e Marias ka deklaruar se 17-vjeçari i kapur nga policia është i njëjti me të cilin fliste Maria.

Gruaja shpjegoi se ishte takuar rastësisht me të riun me të cilin ishte larguar motra e saj më 19 shtator.

“Po hynte në një farmaci. E njoha, ishte ai. Pastaj e di që shkoi në takim me të”, tha ajo.

Ndërkohë raportohet se viktima iste me origjinë rumune.