Tronditëse, shqiptari vret kunatin në Greqi, vetëdorëzohet në polici: Më përdhunoi vajzën 9-vjeçe

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Volos të Greqisë, ku një 50-vjeçar, shqiptar ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij 33-vjeçar, të dy shqiptarë.

Marketing

Sipas informacioneve, autori duke përdorur një armë gjahu, të cilën e kishte në posedim të ligjshëm, ka qëlluar dhe ka vrarë vëllain 33-vjeçar të gruas së tij dhe më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin që ka kryer.

50-vjeçari dyshohet se ka thënë në polici, se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij, pasi mëngjesin e së djeshëm, vajza e tij 18-vjeçare zbuloi se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi, sipas asaj që ajo pretendonte, ai e shantazhonte për të publikuar video dhe foto të veprimeve të tij.

Autoritetet policore kanë sekuestruar armën e gjahut, ndërsa vajza do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.