Tronditet skuadra e njohur evropiane, 17 raste me Covid-19

Benfica njoftoi se në orët e fundit ka zbuluar 17 raste me Covid-19 midis grupit të lojtarëve, anëtarëve të stafit dhe trupës teknike, ndaj e ka raportuar situatën tek Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë Portugeze (DGS).

Marketing

Kësisoji, ekziston mundësia e karantinimit të krejt skuadrës për dy javë.

Edhe pse emrat e lojtarëve të infektuar nuk janë zbuluar, burimet e Benca informuan EFE se midis 17 pozitivëve, 5 janë nga ekipi i parë.

“Duke pasur parasysh këto të dhëna, në mbrojtje të shëndetit publik dhe integritetit fizik të sportistëve të prekur, Benfica njoftoi autoritetet shëndetësore në vend”, – thuhet në deklaratën publike të lëshuar nga klubi i Lisbonës.

Për sot, skuadra në fjalë ka të programuar gjysmëfinalen e Kupës së Ligës Portugeze kundër Braga.

Vala e tretë e Covid-19, me virulencë të lartë në Portugali, i ka mbushur spitalet, të cilat janë në prag të kolapsit për shkak të numrit të madh të njerëzve të shtruar nga fundi i dhjetorit.

Vendi ka 11 ditë rresht me mbi 100 vdekje, çka nuk ishte arritur kurrë në dy valët e para, me një rekord të ri ditor këtë të hënë, 167 vdekje, ndërsa infeksionet ditore në ditët e fundit janë rreth 10.000.