Ballina Lajme Botë Trump dhe Harris deklarojnë fitoren pas debatit. Demokratët kërkojnë një përballje të...

Trump dhe Harris deklarojnë fitoren pas debatit. Demokratët kërkojnë një përballje të dytë në tetor

Në përfundim të debatit presidencial 90 minutësh, të dyja kampet kanë deklaruar se e kanë fituar përballjen në ABC NEWS.

Marketing

“Mendoj se ishte debati im më i mirë ndonjëherë, veçanërisht pasi ishte tre me një”, shkruan Donald Trump në rrjetin e tij social menjëherë pas debatit.

Në të njëjtën kohë edhe demokratët kanë deklaruar fitoren në përfundim të këtij debati.

“Fituesja e mbrëmjes”, shkruajnë demokratët në rrjetin “X”, teksa statusin e shoqërojnë me foton e Kamala Harris.

Stafi i zv.presidentes ka avancuar më tej duke kërkuar një tjetër debat në tetor.

“Ishte kënaqësi. Le ta bëjmë përsëri në tetor”, shkruan zëdhënësi i fushatës së Harris, Brian Fallon.

Marketing
Exit mobile version