Trump i lumtur që princ Harry dhe Meghan u larguan nga SHBA: Nuk më pëlqeu si u sollën me familjen mbretërore
Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar rikthimin e Princ Harryt dhe Meghan Markle në Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se është “i lumtur” që çifti është zhvendosur sërish atje, por shtoi se nuk ka qenë asnjëherë fans i tyre.
Trump deklaroi se ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me mbretëreshën e ndjerë Elizabeth dhe se njeh prej vitesh mbretin Charles.
“Mendoj se ata e trajtuan familjen mbretërore me shumë mungesë respekti”, tha Trump, duke shtuar se nuk i pëlqeu mënyra se si Meghan u soll me mbretëreshën dhe Charles.
Presidenti amerikan tha gjithashtu se, po të ishte në vendin e familjes mbretërore, nuk do t’i kishte pranuar sërish. “Nuk e di, ndoshta jam ndryshe, por unë nuk do t’i kisha marrë sërish. Sinqerisht, po të isha familja mbretërore, nuk do t’i kisha marrë”, u shpreh ai.
Komentet e Trump vijnë pasi Harry dhe Meghan, së bashku me fëmijët e tyre Archie dhe Lilibet, u rikthyen në Britani më 26 gusht. Familja pritet të qëndrojë për një periudhë të gjatë në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa fëmijët do të nisin shkollën atje këtë muaj. Ata do të ruajnë gjithashtu shtëpinë e tyre në Kaliforni.
Megjithatë, rikthimi në Britani nuk nënkupton rikthimin e çiftit në detyrat mbretërore. Sipas marrëveshjes së mëparshme me familjen mbretërore, Harry dhe Meghan do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore. Mbreti Charles është informuar për zhvendosjen dhe thuhet se e mirëpret mundësinë për të kaluar më shumë kohë me djalin dhe nipërit e tij në një kapacitet privat.
/vizionplus.tv /
Aktuale.mk
