Trump: Kam një plan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Donald Trump tha në një podcast se ai ka një “plan konkret” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë , por nuk do ta zbulojë atë.

Marketing

“Nëse fitoj, si president i zgjedhur, do të sigurohem që të arrihet një marrëveshje, kjo është e sigurt,” tha kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë.

“Kam një plan shumë specifik për të ndaluar luftën në Ukrainë dhe Rusi. Dhe unë kam një ide, ndoshta jo një plan, por një ide, për Kinën”, siguroi ai në intervistën që i dha Lex Friedman.

Ish-presidenti nuk pranoi të ishte më specifik në lidhje me detajet e planeve të tij.

“Nëse i them, nuk do të mund t’i përdor”, tha ai, duke këmbëngulur në nevojën për të mbajtur një element “surprizë”.

Trump ka deklaruar shumë herë se do t’i jepte fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës “brenda 24 orëve”, pa shpjeguar kurrë se si.

Në muajt e fundit, megjithatë, ai ka kritikuar Uashingtonin për miliarda dollarët që shpenzon për të mbështetur Kievin dhe po i kërkon Evropës të luajë rolin e saj./vizionplus.tv

Marketing