Trump: Nëse rizgjidhem do ta shmangë Luftën e Tretë Botërore, lufta në Ukrainë përfundon për një ditë

Donald Trump ka deklaruar se do të vazhdojë fushatën presidenciale në SHBA edhe nëse do të jetë nën akuzë. Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë shpalosi në Konventën Republikane një plan 4-vjeçar për të eliminuar të gjitha importet nga Kina dhe për t’i bërë SHBA-të plotësisht të pavarura nga “Dragoi”.

Marketing

“A e kam menduar të tërhiqem. Do ta përfundojmë atë që kemi nisur, do ta përfundojmë këtë mision. Ne do t’i shkojmë kësaj beteje deri në fitoren përfundimtare”, u shpreh ai. Trump e konsideroi administratën Biden si një prej më të korruptuarave.

“Është më e korruptuara, Joe dhe djali i tij Hunter janë kriminelë”, tha ai. Ish-presidenti foli kundër “socialistëve”, “komunistëve”, “marksistëve”, kundërshtoi “deep state”-n “inteligjencën partizane dhe të korruptuar”, “prokurorët e korruptuar”, si dhe “lajmet e rreme”.

Manjati më pas rilançoi sloganin e tij America First dhe mbrojti sulmuesit e Kapitolit që ndodhen në burg. Ndër të tjera ai u zotua se do të shmangë luftën e tretë botërore.

“Unë do t’i jap fund luftës në Ukrainë brenda një dite, dhe do të arrij një akord me Putinin”, tha ai duke folur për konfliktin e vazhdueshëm midis Moskës dhe Kievit.

“Jemi në periudhën më të rrezikshme të historisë sonë, rrezikojmë një luftë të tretë botërore, por unë do ta shmang atë”, premtoi manjati, duke hedhur poshtë akuzat se ishte treguar shumë i butë ndaj Putinit gjatë presidencës së tij.

“Unë isha i vetmi president në mandatin e të cilit nuk kishte luftëra dhe Rusia nuk pushtoi asnjë vend”, vazhdoi ai, duke kujtuar sulmin e Moskës ndaj Gjeorgjisë në kohën e Bushit, aneksimin e Krimesë nën administratën Obama dhe pushtimin e Ukrainës me Biden në qeveri.

Marketing