Trump: Nuk do të marr pjesë në ceremoninë e inagurimit të Biden-it

Presidenti amerikan ka njoftuar të premten se ai nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e inagurimit të Joe Biden, më 20 janar. Në një postim në Twitter, Trump shkruan se, për të sqaruar të gjithë ata që kanë pyetur, ai nuk do të jetë i pranishëm më 20 janar.

Marketing

POSTIMI

“Për të gjithë ata që kanë pyetur, unë nuk do të marr pjesë në Inagurimin e 20 janarit.”

Nga ana tjetër, mediat raportuan të enjten duke cituar burime, se zv/presidenti Mike Pence do të ishte i pranishëm në këtë ceremoni.

Marketing