Administrata Trump ka pezulluar të gjitha intervistat për viza për studentët e huaj. Masa duket se do të prekë të gjitha universitetet amerikane.
Ditët e fundit, Shtëpia e Bardhë kishte urdhëruar pezullimin e të gjithë studentëve të huaj nga Universiteti i Harvardit, por duket se do ta pësojnë dhe të tjerët.
Administrata Trump po urdhëron ambasadat dhe konsullatat amerikane të pezullojnë caktimin e intervistave për studentët që kërkojnë viza për të ndjekur mësimet në SHBA, sipas Politico, e cila citon një kabllogram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio.
Vendimi do të shtonte një kapitull të ri në luftën e shpallur nga Trump kundër botës universitare amerikane, e cila konsiderohet e rreshtuar në anën “liberale”. Administrata amerikane është gjithashtu e vendosur të anulojë të gjitha kontratat e mbetura të qeverisë federale me Universitetin e Harvardit, me vlerë rreth 100 milionë dollarë.
Kjo është ajo që del nga një letër e dërguar nga Shtëpia e Bardhë agjencive federale amerikane dhe e zbardhur nga NYT, me të cilën qeveria i udhëzon vetë agjencitë të “gjejnë furnizues alternativë” për shërbimet e ardhshme.