Ballina Aktuale Trupi koordinueses në seancë të mbyllur debaton për pajtimin për “27 prillin”

Trupi koordinueses në seancë të mbyllur debaton për pajtimin për “27 prillin”

Trupi koordinues kuvendor për pajtim dhe integrim sot paradite pas dyerve të mbyllura e ka filluar takimin në të cilin duhet të shfaqen mendimet lidhur me përmbajtjen e ligjit për pajtim për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar.

Marketing

Trupi koordinues që e udhëheqin kryetarja e Kuvendit Frosina Remenski Tashevska dhe Emilija Aleksandrova nga grupi i deputetëve të pavarur numëron 25 anëtarë mes të cilëve edhe nënkryetarët e Kuvendit, koordinatorët e grupeve të deputetëve me përjashtim të VMRO-DPMNE-së dhe përfaqësuesit e deputetëve të pavarur dhe partitë të cilat nuk kanë grupe të deputetëve.

Takimi zhvillohet pas dyerve të mbyllura për opinionin, ndërsa në të nuk marrin pjesë një pjesë e anëtarëve të cilët mungojnë për shkak detyrave zyrtare.

A do të mbështet ligji për pajtim nga deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare do të varet nga ajo që është ofruar, thonë deputetët e këtij grupi pavarësisht se nuk marrin pjesë në punën e trupit koordinues.

VMRO-DPMNE-ja opozitare propozoi, por shumica qeveritare nuk e pranoi ligjin për amnisti të plotë për dhunën më 27 prill. Nga LSDM-ja përsëritën se nuk mund të ketë amnisti për ata që kanë planifikuar, porositur dhe kryer dhunën e 27 prillit.

Marketing
Exit mobile version