Kryeministri grek Alexis Tsipras në Asamblenë panhellenike në Athinë në një fjalim për zgjedhjet e ardhshme evropiane si kryetar i “SYRIZA-s” tha se Greqia, me marrëveshjen me Maqedoninë të nënshkruar të martën, u mundësua që “aeroplanë ushtarak grekë, dhe jo turq, të fluturojnë mbi hapësirën ajrore të fqinjit”.
“Ata na thonë se e kemi dorëzuar historinë e Maqedonisë. Kur u nënshkrua marrëveshja e Prespës, fqinjët u shpërndanë me statuja, por tabelat u larguan, shenjat u ndryshuan në përmendoret. Dhe pastaj, kur ata ndryshuan Kushtetutën, në bazë të marrëveshjes, ata i hoqën referencat e papranueshme dhe irracionale, ndryshuan tekstet, dhe në mënyrë eksplicite dhe kategorike hodhën poshtë marrëdhëniet e tyre me Maqedoninë e lashtë greke”, tha Tsipras.
Tsiras gjithashtu tha se “neve na thoshin se luajnë lojëra me stabilitetin në Ballkan. Por arritëm të kemi një aleat të qëndrueshëm në rajon. Ne zyrtarisht kemi marrë përsipër mbrojtjen e hapësirës ajrore të tyre, ne dhe jo avionët turq. Kur ne tani po vijmë atje për të promovuar investimet e bizneseve greke, në të njëjtën kohë po bllokojmë planet e vendeve të treta për të zgjeruar ndikimin e tyre në rajon”.
Tsipras tha se Greqia gjatë qeverisjes së tij ka shënuar dy momente histroike, dalja e vendit nga memorandumet dhe marrëveshja e Prespës.