Tuchel në Bayern deri në vitin 2025

Thomas Tuchel do të marrë drejtimin e gjigantit gjerman, Bayern Munich.
Mbrëmë gazetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano konfirmoi që Bayerni ka shkarkuar nga posti i trajnerit Julian Nagelsmann.

Marketing

Pas shkarkimit të papritur të tij, Thomas Tuchel ishte i vetmi emër që po lakohet për ta zëvendësuar gjermanin dhe, sipas ‘L’Equipe’, gjithçka tashmë është rënë dakord.

Kjo gazetë siguron se ai do të nënshkruajë deri në vitin 2025 dhe se seancën e parë mund ta drejtojë këtë të hënë.

Mbetet të shihet se kur do të vije zyrtarizimi nga klubi gjerman.

Marketing