Ballina Sport Tucheli s’e mohon kthimin në Premier Ligë

Tucheli s’e mohon kthimin në Premier Ligë

Trajneri i Bayern Munchenit, Thomas Tuchel, nuk e ka mohuar rikthimin në Premier Ligë, sado ka qenë i rezervuar.

Marketing

Ai në fund të këtij sezoni do të largohet nga bavarezët pas një viti e gjysmë te ta, teksa po lufton për një vend në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Me dëshirë nuk do të isha përgjigjur, por nuk është sekret që kaloja mirë te Chelsea, kaloja mirë në Angli, dhe kaloja mirë në Premier Ligë sigurisht”, ka thënë Tucheli për TNT Sports.

“Ishte një kohë shumë, shumë e veçantë në Angli”.

Exit mobile version