Marrëveshjen për emrin duhet ta pranojmë si zgjidhje të vetme reale. Më 30 shtator nuk do të zhvillojmë luftime partiake, por do të luftojmë për unitetin tonë. Ky është përfitimi më i madh nga ky referendum nëse si qytetarë dhe popull këtë duam ta kuptojmë, deklaroi për MIA-n profesori i të drejtës ndërkombëtare, themelues dhe kryetar i ish-partisë Alternativa Demokratike dhe kryetar aktual i Komitetit Olimpik të Maqedonisë, Vasill Tupurkovski.
“Para 27 viteve kemi pasuar propozim plotësisht të pranueshëm për zgjidhjen e problemeve në raportet Maqedoni-Greqi. Shansin nuk e kemi shfrytëzuar. Tani Maqedonia dhe Greqia krijuan zgjidhje të pranueshme të përbashkët. Të jemi realistë, kjo zgjidhje është më e keqe, por pas 27 viteve është e vetmja reale dhe eventualisht më e mirë nuk do të gjendet pas dekadave të reja të kërkimit së bashku me gjenerata të reja. Do të thotë se do ta pranojmë marrëveshjen mes dy vendeve”, thekson Tupurkovski.
Duke e shprehur qëndrimin e tij për referendumin dhe Marrëveshjen e Prespës tregon edhe në rëndësinë e respektimit të mbështetjes që bashkësia ndërkombëtare e jep për Marrëveshjen në kontekst të rëndësisë së tij për dy vendet e prekura dhe për interesat gjeostrategjike.
Për fat të keq, sipas Tupurkovskit, ekzistojnë faktorë politikë, të cilët tragjikisht e ndajnë popullin tonë, por thotë përfitimi më i madh nga referendumi duhet të jetë arritja e unitetit.