Turqi, 41 të arrestuar gjatë përpjekjes për kalim ilegal në Greqi ose Siri

Forcat turke kanë arrestuar 41 persona të cilët u përpoqën të kalonin ilegalisht në Siri ose Greqi, kurse në mesin e tyre është një i arratisur i cili kërkohej fletë-arrest të kuq, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Turqisë njoftoi se këta ishin njerëz që u përpoqën në mënyrë të paligjshme të largoheshin nga Turqia dhe të kalonin në Siri ose Greqi, kurse se midis tyre kishte disa të dyshuar të arratisur.

“Një nga personat e kapur në një përpjekje të paligjshme për të kaluar kufirin është me fletë-arrest të kuq dhe është anëtar i një organizate radikale terroriste që kërkohet ndërkombëtarisht. Një nga të arrestuarit është anëtar i organizatës terroriste FETO, dhe një anëtar i organizatës terroriste PKK/KCK”, thuhet në deklaratë.

Marketing



.. .

Marketing