Turqi, gjykata dënon me burg pjesëtarin e FETO-s të sjellë nga Kosova

Gjykata turke ka shqiptuar dënim me tetë vite e një muaj burgim për Hasan Hüseyin Günakan, njërin nga gjashtë pjesëtarët e organizatës terroriste FETO të sjellë në Turqi nga Kosova dy vite më parë përmes një operacioni të Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT) në bashkëpunim me inteligjencën e Kosovës.
Në seancën e mbajtur në Gjykatën e 30-të të Krimeve të Rënda në Stamboll, trupi gjykues shqiptoi tetë vite, një muaj e 15 ditë burgim për akuzën “pjesëmarrje në organizatën e armatosur terroriste FETO”, ndërsa liroi të pandehurin nga akuza për “spiunazh”.

Marketing

Ndryshe, në aktakuzën e përgatitur nga Prokuroria Republikane e Stambollit, gjashtë të dyshuarit, ndër të tjera, ngarkoheshin me akuzat “Drejtim i një organizate terroriste të armatosur” dhe “Spiunazh ndërkombëtar” dhe për ta ishte kërkuar burgim nga 16 vite e gjashtë muaj deri në 28 vite e gjashtë muaj.

Kujtojmë se MIT në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës më 29 mars të vitit 2018 solli në Turqi gjashtë pjesëtarë të organizatës terroriste FETO.

Marketing