Turqi, hyn në fuqi Protokolli për anëtarësimin e RMV-së në NATO

Ligji për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM), ka hyrë në fuqi pasi është publikuar në ‘Gazetën Zyrtare’, transmeton Anadolu Agency (AA).
Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, nga TBMM u ratifikua më 12 korrik.

Marketing

Vendet anëtare nënshkruan Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut më 6 shkurt të këtij viti.

Protokolli duhet të ratifikohet në parlamentet e të gjitha 29 vendeve anëtare të Aleancës, në mënyrë që Maqedonia e Veriut zyrtarisht të bëhet anëtare e plotë.