Turqia sapo ka zhbllokuar anëtarësimin e dy vendeve skandinave në NATO, në samitin e kësaj të fundit që po mbahet në Spanjë, transmeton Gazeta Metro.
Liderët e Turqisë, Suedisë dhe Finlandës sapo kanë nënshkruar një memorandum që dy shtetet nordike të bashkohen me NATO’n, duke hequr bllokimin turk në procesin e pranimit.
Këtë lajm e ka konfirmuar edhe presidenti finlandez, ndërsa kreu i NATO’s pritet të dalë në një konferencë për shtyp së shpejti.
Turqia kishte refuzuar fillimisht anëtarësimin e këtyre dy vendeve, për shkak se i konsideronte vatra të terrorizmit ndaj Turqisë.