Ballina Lajme Botë Turqia i hap rrugë anëtarësimit të Suedisë në NATO

Turqia i hap rrugë anëtarësimit të Suedisë në NATO

Ligjvënësit e Turqisë miratuan të marten rezolutën për anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke hequr një pengesë të madhe në hyrjen e vendit në aleancë ushtarake.

Marketing

Siç raporton AP, deputetët ratifikuan protokollin e pranimit të Suedisë me 287 vota kundër, 55 kundër dhe katër abstenime. Ratifikimi do të hyjë në fuqi pas botimit në Gazetën Zyrtare, që i bie së shpejti, përcjell Gazeta Insajderi.

Hungaria, me këtë, bëhet i vetmi aleat i NATO-s që nuk e ka ratifikuar pranimin e Suedisë në aleancë.

Turqia, anëtare e NATO-s, kishte vonuar anëtarësimin e Suedisë për më shumë se një vit, duke e akuzuar vendin se ishte shumë e butë ndaj grupeve që Ankaraja i konsideron si kërcënime të sigurisë. Ajo ka kërkuar qëndrime nga Stokholmi, duke përfshirë qëndrim më të ashpër ndaj militantëve kurdë dhe anëtarëve të Gylenit.

Turqia gjithashtu u shpreh e zemëruar nga një seri demonstratash nga mbështetësit e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, në Suedi, si dhe nga protestat e djegies së Kuranit që tronditën vendet myslimane.

Marketing
Exit mobile version