Turqia neutralizon 560 terroristë në operacionin në Siri

Ministria turk e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjithsej 560 terroristë të PKK/PYD-YPG-së janë neutralizuar që nga fillimi i operacionit turk “Burimi i Paqes” që po zhvillohet në veri të Sirisë për të pastruar rajonin nga terroristët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “të neutralizuar”, që nënkupton terroristët në fjalë u dorëzuan, u kapën ose u vranë.

Më 9 tetor, Turqia filloi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë në shtëpitë e tyre dhe integritetin territorial të Sirisë.
Turqia me këtë operacion synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Marketing