Turqia voton: Erdogan kërkon mandatin e dytë si president

Votuesit turq sot janë duke votuar në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Marketing

Është presidenti Recep Tayip Erdogan ai i cili kërkon një mandat të ri pesëvjeçarë në zgjedhjet që pritet të jenë më konkurrueset në vitet e fundit në këtë vend.
Të gjitha vendvotimet janë hapur në orën 08:00 sipas kohës, lokale, shkruan BBC.

Nëse Erdogan fiton, ai do të miratojë rregulla të reja të cilat kritikët thonë se do të dobësojnë demokracinë.
Por që për të fituar ai përballet me kandidatin e qendrës së majtë, Muharem Ince nga Partia Popullore Republikane (CHP)
Zgjedhjet e sotme ishin paraparë që të mbahen në nëntor të vitit 2019, por që mbahen më herët me kërkesën e Erdogan.