Twitter ia kthen Trump-it llogarinë pasi i pranon zgjedhjet

Twitter ia ka rikthyer presidentit amerikan, Donald Trump, llogarinë në këtë rrjet social pasi që ky i fundit e ka pranuar humbjen e zgjedhjeve.

Marketing

“Tani kongresi i ka certifikuar rezultatet. Një administratë e re do të inaugurohet më 20 janar. Fokusi im tash është që të siguroj një kalim të lehtë, të rregullt dhe e pandërprerë e pushtetit’, ka thënë Trump.

“Ky moment kërkon për shërim dhe pajtim”, ka shtuar i pari i shtetit.

“Duhet që t’i rivitalizojmë kufijtë e shenjtë të dashurisë dhe besnikërisë që na lidhin bashkë si një familje kombëtare”.

Marketing