Twitter pezullon gazetarët e njohur që raportojnë për Elon Musk

Llogaritë në Twitter që i përkasin disa gazetarëve të njohur që mbulojnë pronarin e kompanisë, Elon Musk, janë pezulluar.

Marketing

Gazetarët e The New York Times, CNN dhe washington Post janë ndër ata që e gjetën veten të bllokuar nga Twitter të enjten në mbrëmje.

Një zëdhënëse e Twitter tha për The Verge se ndalimi lidhej me publikimin e drejtpërdrejtë të të dhënave të vendndodhjes.

Kjo vjen pasi Musk u zotua të padisë pronarin e një llogarie që gjurmoi avionin e tij dhe udhëroi që llogaritë e përfshira në në ’zbulimin e vendodhjes’, do të pezullohen për një afat kohor.

“Të më kritikosh gjatë gjithë ditës është krejtësisht në rregull, por të raportosh vendndodhjen time në kohë reale dhe të rrezikosh familjen time nuk është”, tha Musk në një postim.

Lista e gazetarëve të ndaluar përfshin gjithashtu Micha Lee të The Intercept, Matt Binder të Mashable dhe gazetarët e pavarur Aaron Rupar dhe Tony Webster.

Një zëdhënës i The New York Times i quajti pezullimet të dyshimta dhe tha se nuk morën asnjë shpjegim për veprimin.

CNN tha: “pezullimi impulsiv dhe i pajustifikuar i një numri reporterësh…është shqetësues, por jo befasues”, ndërsa i ka kërkuar Twitter një shpjegim.

“Pa komentuar ndonjë llogari specifike, mund të konfirmoj se ne do të pezullojmë çdo llogari që shkel politikat tona të privatësisë dhe vë në rrezik përdoruesit e tjerë. Ne nuk bëjmë përjashtime nga kjo politikë për gazetarët apo ndonjë llogari tjetër ”, tha shefja e besimit dhe sigurisë së Twitter, Ella Irwin.

Marketing