U arrestua pas videoskandalit, sa vite burg rrezikon Safet Gjici

Ish-kreu i Bashkisë së Kukësit është arrestuar ditën e sotme pas një urdhëri të SPAK.

Marketing

Sipas gazetares Klodiana Lala, Safet Gjici rrezikon një dënim deri në 7 vite burg, pasi ndaj tij janë ngritur akuza për korrupsion pasiv bazuar në Nenin 260.

Hetimi nga SPAK nisi menjëherë pas publikimit të videoskandalit më 16 qershor, ku Gjici shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në ambientet e zyrës së tij në bashki.

Pas marrëdhënieve seksuale ata biseduan në lidhje me një tender që gruaja do të merrte nga kjo bashki, për sterilizimin e qenve.

Mësohet se SPAK ka siguruar tashmë prova që lidhin Gjicin me akuzën për “Korrupsion pasiv”.