Asim Gashi ka përjetuar një rritje të madhe të fansave viteve të fundit.
Ai është i pranishëm kudo ku ka shqiptar, këngët e tij dhe performancat pëlqehen shumë dhe si rrjedhojë ata që e ndjekin në rrjetet sociale janë të shumtë.
Kjo ka bërë që ai të bëhet cak për sulme kibernetike.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes rrjeteve sociale duke u kërkuar mirëkuptim miqve dhe fansave të tij nëse u shkon ndonjë mesazh i papërshtatshëm.
Po ashtu Asimi zbuloi se rastin e ka lajmëruar në polici.