Dëmtimi i Robert Lewandowski ka shqetësuar shumë Barcelonën.
Sulmuesi polak u largua pas gjysmë ore lojë në ndeshjen ndaj Portos, për shkak të një goditjeje të fortë që mori në kaviljen e këmbës së majtë.
Ish-lojtari i Bayern Munich me siguri do të humbasë ndeshjen në transfertë kundër Granadës, të planifikuar për të dielën në mbrëmje dhe mund të mungojë për rreth një muaj, duke humbur gjithashtu edhe “Klasiken” më 28 tetor.