U fut me shpejtësi në shesh, zbardhet dëshmia e 32-vjeçarit: Isha nisur për të votuar, mora kanabis…

schedule14:18 – 25 Prill, 2021

ABC zbardh dëshminë e Arben Memës, 32-vjeçarit që u fut me makinë në sheshin Skënderbej duke bërë veprime të pakontrolluara.

Marketing

Mësohet se ai ka deklaruar se ishte nisur për të votuar dhe ka kaluar nga zona e parkut ku ka marrë 5 gramë kanabis në dy qese farmaceutike. Mema është shprehur se një pjesë prej tyre i ka pirë dhe pastaj shton se nuk e ka kuptuar si ka ndodhur ngjarja.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ U fut me makinë në mes të sheshit duke terrorizuar qytetarët, agresori flet për ABC

“Dola nga shtëpia dhe para se të shkoja për të votuar, kalova te zona e parkut. Aty mora 5 gram kanabis në dy qese farmaceutike. Një pjesë e piva.

Nuk e di as vetë si ndodhi sepse nuk po kuptoja asgjë. Isha në Yzberisht dhe aty më doli një makinë para e përplasa”, ka thënë ai mes të tjerash./mv.abcnews.al