U fut në det për të peshkuar, gjendet i pajetë në breg të detit 32-vjeçari nga Durrësi

Gjendet i mbytur në det 32-vjeçari, Silvi Prifti, i cili ishte shpallur i humbur prej 28 nëntorit në Durrës.

Marketing

Trupi i pajetë është gjetur në orën 07:35 të mëngjesit të sotëm në lagjen nr.1 të qytetit.

Është gjetur i mbytur në breg të detit një shtetas i seksit mashkull.Nga hetimet paraprake dyshohet se është shtetasi S. P., 32 vjeç, për të cilin familjarët kishin bër denoncim në datën 28.11.2020 pasi ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen” njofton policia.

Për këtë shtetas janë ushtruar kontrrolle të vazhdueshme për 7 ditë nga polumbarët dhe Forcat Detare.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.