U infektua me COVID, Gjebrea jep lajmin: Këtë të dielë nuk prezantoj unë

Moderatori Ardit Gjebrea ka rezultuar pozitiv me Covid-19pak ditë më parë, por pavarësisht gjendjes së tij ai arriti që këtë fundjavë të prezantojë emisionin “E Diela Shqiptare” nga shtëpia.

Marketing

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, Gjebrea ka treguar se mjekët i kanë thënë që të dielën duhet të bëjë pushim, kështu ai ka njoftuar se këtë fundjavë programi do vazhdojë po njësoj por me disa ndryshime. Nuk do të jetë ai që do e moderojë por 3 personazhe të tjerë public, dhe mjaft të dashur. Bëhet fjalë për Enkel Demin, Gentjan Zenelaj dhe Marsela Çibukaj.

“Këtë të diel mjekët më thanë- PUSHIM! Por nuk do të ketë pushim! E Diela Shqiptare dhe skuadra fituese:  “Gjysma ime” & “Të panjohurit” – Enkel Demi, “Telebingoja Shqiptare”- Gentjan Zenelaj, “Ka një mesazh për ty”- Marsela Çibukaj”, shkruan Ardit Gjebrea.

Marketing