Ballina Lajme Botë U kap duke parë video porno në parlament, dorëhiqet deputeti britanik

U kap duke parë video porno në parlament, dorëhiqet deputeti britanik

Deputeti britanik, Neil Parish ka dhënë dorëheqjen pasi pranoi se kishte parë pornografi në Dhomën e Komunave.

Marketing

Neil Parish tha se ai ka parë materiale për të rritur dy herë në parlament, duke pretenduar se hera e parë ishte aksidentale pasi shikonte traktorët në internet, por se e dyta ishte “një moment çmendurie”.

Fermeri 65-vjeçar fillimisht ishte zotuar të vazhdonte si deputet për Tiverton dhe Honiton, por tha se do të largohej pasi të njihte “tërbimin” dhe “dëmtimin” që po i shkaktonte familjes dhe zonës së tij elektorale.

Skandali vjen mes akuzave për mizogjini dhe sjellje të pahijshme seksuale në Westminster.

Një zëdhënës i Konservatorëve tha: “Dëshirojmë të shfrytëzojmë këtë rast për të falënderuar Neil Parish për shërbimin e tij ndaj komuniteteve tona gjatë 12 viteve të fundit. Ne mbështesim vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen si deputeti ynë i parlamentit”.

Marketing
Exit mobile version