Ballina Aktuale U ndahen certifikatat 12 pjesëmarrësve të cilët me sukses e mbaruan trajnimin...

U ndahen certifikatat 12 pjesëmarrësve të cilët me sukses e mbaruan trajnimin për interpretim simultan

Sot, në hapësirat e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, drejtori Ylber Sela, i ndau certifikatat për trajnimin e kryer për interpretim simultan, projekt i cili u realizua gjatë muajit qershor këtë vit, në hapësirat e Institutit Parlamentar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si rezultat i bashkëpunimit dypalësh ndërmjet AZGj-së dhe Misionit të OSBE-së në Shkup.

Marketing

Në këtë rast drejtori Sela, jua ndau certifikatat gjithsej 12 (dymbëdhjetë) pjesëmarrësve, duke i përgëzuar për profesionalizmin e treguar, me besimin se ky trajnim do t’ju ndihmojë në zhvillimin e tyre profesional në fushën e interpretimit simultan.

Gjithashtu, drejtori Sela, e falënderoi edhe Mision e OSBE-së në Shkup dhe ambasadorin Klemens Koja, për mbështetjen në realizimin e këtij projekti, ligjëruesve zonjën Blerina Starova Zllatku dhe zonjën Llukrecija Mallkoviq Atanasovska, si dhe zotëri Talat Xhaferin, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për mbështetjen në sigurimin e hapësirave të nevojshme dhe shërbimeve teknike për realizimin e projektit.

Marketing
Exit mobile version