U nënshkrua memorandum bashkëpunimi mes APRMV-së dhe TIDZ-it Tetovë

Me qëllim të shkëmbimit të informatave mbi ofertën dhe kërkesën e fuqisë punëtore dhe uljen e papunësisë në vend, Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot, nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Normak Investment Group në zonën e Zhvillimit Industrial Teknologjik- Tetovë, e përfaqësuar nga drejtori i përgjithshëm Aleksandar Zarkov.
“Përforcimi i formave të bashkëpunimit me të gjitha institucionet që mund të jenë aleatë në qëllimin tonë kryesor për uljen e papunësisë, është një prioritet në punën tonë. Kjo është arsyeja që nënshkruam këtë memorandum i cili do të vendosë komunikim të drejtpërdrejtë në mes dy institucioneve në mënyrë që të krijohet një mbështetje e ndërsjellë e investitorëve ekzistues si dhe investitorëve të mundshëm vendas dhe të huaj në Zonën e zhvillimit industrial teknologjik në Tetovë”.

Marketing

Marketing