U nënshkrua Memorandum bashkëpunimi për zbatimin e programit për prokurorët për krimin nga urrejtja

Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski, drejtoresha e Akademisë së Gjykatësve, Natasha Gaber-Damjanovska dhe prokurorë dhe ambasadorja Ingibjorg Solrun Gisladotir, drejtorja e Zyrës së OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta ODIHR, sot e kanë nënshkruar Memorandumin për zbatimin e programit për prokurorët në lidhje me krimin nga urrejtja (Programi PAHT), njofton Portalb.mk.

Marketing

“Duke e vlerësuar se krimi nga urrejtja paraqet shkelje të të drejtave të njeriut dhe kërcënim për sundimin e së drejtës dhe stabilitetit demokratik, nënshkruesit e Memorandumit janë obliguar që aktivisht të marrin pjesë në realizimin e programit për trajnim të prokurorëve publik. Palët janë marrë vesh që të emërojnë oficerë të tyre nacional për zbatimin e Programit PAHT. Zbatimi i Memorandumit do të jetë në drejtim të trajnimit të trajnuesve për prokurorë publik dhe miratimit të Planit Nacional nëpërmjet të së cilit me edukim për krimin nga urrejtja do të përfshihen të gjithë prokurorët publik në shtet”, theksojnë nga Prokuroria.

Ndryshe, Prokuroria vazhdimisht ka qenë në shënjestër të kritikave pasi që e njëjta nuk ka vepruar për gjuhën e urrejtjes që është përdorur gjithandej, por edhe nuk e ka njohur krimin nga urrejtja.

Rasti më i freskët është i profesoreshës universitare, Biljana Vankovska, e cila edhe pse përdori gjuhë të urrejtjes në Fejsbuk, ka 4 muaj që Prokuroria assesi të ngrit akuzë për të njëjtën. Vankovska, në ditën e aksidentit nëpërmjet rrjetit social Fejsbuk shpërndau gjuhë të urrejtjes duke e lidhur aksidentin tragjik me ndodhinë e konfliktit të vitit 2001 në Karpallëk në të cilën u vranë 10 ushtarë të Armatës së Maqedonisë nga formacionet e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, personi që “shpërndan materiale raciste dhe ksenofobe nëpërmjet sistemit kompjuterik”, dënohet me burg prej 1 deri në 5 vjet.

Marketing