U njohën në funeralin e djalit të saj, 75-vjeçarja dhe 21-vjeçari nuk pushuan së dashuruari njëri-tjetrin

Një djalë 21-vjeçar është martuar me një grua 54 vite më të madhe, dy javë pasi u njohën në varrimin e djalit të të moshuarës në vitin 2015.

Marketing

Gary Hardwick ka qenë 17 vjeç, kur e njohu Almedën në varrimin e djalit të saj, ndërsa ajo ishte 71 vjeç. Para se djali të njihte Almedën, ai kishte qenë në një lidhje me një grua tjetër 77-vjeçare.

Së fundmi, përmes një video në “Tik Tok”, Gary Hardwick ka treguar se bashkëshortja e tij ka pësuar një sulm në zemër. Ai i kërkon të gjithëve që të luten për shëndetin e 75-vjeçares sepse momentalisht ishte në rrezik për jetën.

Pas martesës dhe në vazhdim, çifti nga Tenesi kanë ndarë shpesh herë video në rrjetet sociale duke i vërtetuar të gjithëve dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrin.

Gary është shprehur dikur se dashuria e tij për Almeda është “më e thellë se oqeani”.

Në përvjetorin e katërt, Gary i ka bërë një dedikim të veçantë asaj duke u shprehur:

“Katër vjet më parë, si sot, unë ia dhashë zemrën dhe shpirtin gruas që ma vjedh atë pa pushim çdo ditë. Deri në ditën kur e njoha, nuk e mendoja kurrë se mund të dashuroja dikë kaq shumë. Ne kemi pasur shumë ulje-ngritje, por të gjitha i kemi kapërcyer pa kthyer kokën prapa. Kjo gjë na ka bërë më të fortë”.

Për një media të huaj ai ka folur edhe për jetën seksuale: Ajo është gruaja e ëndrrave të mia. Edhe marrëdhënia jonë seksuale nuk mund të ishte më e mirë se kaq.

Marketing