Ballina Showbiz U paraqit pothuajse nudo në premierën e ”Barbie”, kritikohet Dua Lipa

U paraqit pothuajse nudo në premierën e ”Barbie”, kritikohet Dua Lipa

Stili eksperimental i Dua Lipës ka çuar në disa momente mjaft zbuluese kohët e fundit.

Marketing

Sipas një eksperte të modës, këngëtarja duket se është pak e “humbur” kur bëhet fjalë për zgjedhjet e saj të stilit – veçanërisht për pamjen pothuajse nudo që ka zgjedhur për premierën e filmit ‘’Barbie’’.

Ajo kishte veshur një fustan transparent në premierën e filmit “Barbie” në Los Angeles.

Dua ka publikuar nje fotografi në Instagram me temën e filmit “Barbie” me mbishkrimin: “Gjithçka që bëj është plazhi”.

Stilistja e famshme Tavia Sharp tha për The Sun se Dua Lipa definitivisht i ka ‘shtyrë limitet’ së fundmi. Stili i saj me të vërtetë është bërë më i hapur për lëkurën, i ngushtë ndaj lëkurës dhe ajo po tregon trupin e saj. Ajo dëshiron të dallohet, të jetë ndryshe.

Sharp ishte veçanërisht skeptike për Dua Lipën që ishte pothuajse nudo në premierën e filmit “Barbie”.

Sharp mendoi se ajo mund të përpiqej të dërgonte mesazhin: “Unë mund të vesh çfarë të dua dhe ju mund të mendoni se jam seksi apo çfarëdo tjetër, por unë kam të drejtë të vesh atë që dua”.

Por tha se: “Audienca e saj janë vajza të reja, ndaj është interesante që ajo do të shkonte kaq larg duke u treguar ekstravagante”.

Në përgjithësi, stilistja mendon se këngëtarja e hitit Dance The Night mund të jetë më mirë të shmangë veshje të tilla zbuluese në të ardhmen.

Marketing
Exit mobile version