U përfolën për lidhje dikur, Trixa mesazh reperit shqiptar

Vite më parë, në media u përfol një lidhje e mundshme mes këngëtares Beatrix Ramosaj dhe reperit Escobars.

Marketing

Një gjë e tillë nuk ishte pranuar asnjëherë duke mbetur në suazat e një thashethemi, nga shumë që qarkullojnë në median online.

Beatrix në një lidhje sentimentale me Escobar? Flasin vetë dy këngëtarët

Escobars është rikthyer në vëmendje falë një postimi së fundmi nga Trixa.

Ajo e ka përkrahur artistin që dikur ishte i afërt me Noizyn duke shpërndarë projektin e tij më të ri.

“Më mungon. Kthehu së shpejti” – është shprehur mes tjerash Beatrix.

Për të shmangur çdo lloj paqartësie, Trixa është kujdesur që ta quajë shok duke e konsideruar “bff” apo “best friends forever” miqësinë e tyre shumëvjeçare.