Noizy së fundmi është përfshirë në një përleshje fizike në një nga koncertet e tij.
Teksa po performonte në skenë disa persona kanë nisur të përleshën me sigurimin e tij duke bërë që edhe reperi të reagonte në të njëjtën mënyrë.
Pamjet ku ai përfshihet në sherr janë bërë virale në TikTok dhe media tjera sociale.
Mirëpo, sot (e diel) autori i “Jena mbretër” ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke sqaruar situatën për fansat incidentin dhe versionin e tij për atë që ka ndodhur.
“Për të gjithë ju që jeni interesuar, nuk ka ndodhur asgjë thjesht disa pijanecë që nuk kontrollojnë pijen u desh t’i tregojmë sa është sahat, por jemi mirë gjithçka është në rregull”, ka thënë Noizy përmes një video.