U përpoqën të trafikojnë 25 gram kokainë, në RMV u paraburgosën dy shtetas të Shqipërisë

Dy shtetas të Republikës së Shqipërisë, u përpoqën të trafikojnë 25 gramë drogë narkotike kokainë në rrugën rajonale Dibër – Mavrovë, por janë kapur nga Policia e Maqedonisë së Veriut, për çfarë edhe janë paraburgosur, transmeton Portalb.mk.

Marketing

Siç njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike, bëhet fjalë për individë të moshës 21 dhe 43 -vjeçare, të cilët u kapën rreth orës 22:40 më 25 korrik 2019.

“Të dyshuarit, shtetas shqiptar të moshës 21 dhe 43-vjeçare, në datë 25.07.2019 rreth orës 22:40, në rrugën rajonale Dibër – Mavrovë, në veturën e tyre “Folsfagen Tuareg”, me targa të Shqipërisë, kanë transportuar 25 gram drogë narkotike kokainë. Droga është gjetur gjatë bastisjes nga nëpunësit policorë, me çka personat janë mbajtur në Stacion të Policisë dhe për të njëjtit, pas dokumentimit të rastit, është dorëzuar kallëzim penale në Prokurorinë Themelore Publike – Gostivar”, njoftuan nga Prokuroria Themelore Publike.

Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe shitje të drogave narkotike”, ndërkaq për sigurim të prezencës në procedurën që vijon, të njëjtëve u është parashtruar masë e paraburgimit.

Marketing