U rrokullis e ra në greminë, pamjet e aksidentit të rëndë në Gramsh (VIDEO)

Pamjet e mëposhtme vijnë nga aksidenti i ndodhur ditën e sotme në Gramsh, ku një person humbi jetën dhe u plagosën 9 të tjerë.

Marketing

Mësohet se minibusi është rrokullisur për disa metra nga rruga kryesore duke u përmbysur në një humnerë.

Ndërkohë, sikurse mund të shihet në pamjet e mëposhtme brenda minibusit të shkatërruar e të përmbysur kanë mbetur vetëm sendet e pasagjerëve që po udhëtonin.

Në tokë shihen ushqime dhe veshje që pasagjerët që kanë pasur me vete. Sendet e tyre personale janë hapur në tokë si pasojë e rrokullisjeve që ka pësuar minibusi.

Aktualisht 9 pasagjerët që mbetën të plagosur po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Marketing