Fernando Santos është trajneri i ri i Beshiktashit. Vetarani portgez, i shkarkuar si trajner i Polonisë pas goditjes që mori në “Air Albania” nga Shqipëria në eliminatoret e Europianit, nis një përvojë të re në klubin e kryeqytetit turk.
Kujtojmë që Fernando Santos ka fituar Kampionatin Evropian me Portugalinë në vitin 2016.
Në njoftimin e Beshiktashit shkruhet:
“Portugezi Fernando Santos është emëruar si trajner i ekipit tonë të futbollit. Ne e mirëpresim në shtëpinë e tij të re. Asistentët e Fernando Santosit janë Joao Carlos Viana Cunha Costa, Paulo Jose Ramos Mendes, Justino Fernando, Ricardo Miguel Candido de Sousa. Santos, Jorge Manuel Caetano do Rosario.”
Santos, krahas karrierës së tij sportive, ka studiuar edhe Inxhinieri Elektronike dhe Komunikimi, ka shërbyer si trajner i tri skuadrave më të mëdha të Portugalisë, Porto, Benfica dhe Sporting për periudha të ndryshme pas karrierës së tij si lojtar.